Të premten është larguar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Këngëtarja Brikenda rezultoi më e votuara për të dalë nga votimi, ku të nominuar ishin gjashtë persona.
Në nominim ishin edhe: Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi, Shqipe Hysenaj dhe Yll iDervishi (Buci).
Me këtë rezultat, Brikenda u bë banorja e parë e këtij edicioni që largohet nga gara.
Edhe pas arritjes në studio, fati nuk ishte në anën e saj, pasi ajo pati vetëm një biletë njëdrejtimëshe.
Përgjatë këtyre dy javëve qëndrimi, Brikenda u shqua si një vajzë e urtë dhe mjaft e pëlqyer nga shikuesit për pozitivitetin e saj. /Telegrafi/