Brightoni ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, pasi eliminoi Liverpoolin me rezultat 2-1.
Pas gjysmë ore lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Harvey Elliott, me një asistim të Mohamed Salah.
Por, vetëm pas nëntë minutash lojë, Pulëbardhat i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Lewis Dunk (39’), ndërsa Tariq Lamptey ishte asistuesi.
46’ – Back underway for the second half.
[1-1]#EmiratesFACup | #BHALIV pic.twitter.com/aOZnht3RbP
— Liverpool FC (@LFC) January 29, 2023
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën Brightoni shkaktoi befasi.
Edhe pse për shumicën e minutave në 45 minutat e dytë dy skuadrat nuk arritën të krijonin raste serioze për të shënuar, vendasit shkaktuan befasi në sekondat e fundit.
Ishte minuta e 90+2-të e takimit, kur Estupinian asistoi te Kaoru Mitoma, që realizoi për 2-1, për të eliminuar skuadrën e Jurgen Kloppit nga FA Cup./Telegrafi/