Site icon Telegrafi

Brighton i dërgon mesazh Chelseat për Caicedon

Brighton pret që Moises Caicedo të jetë ende në klub kur të mbyllet afati i transferimeve më 1 shtator.

Mesfushori ka qenë subjekt i një sërë ofertash nga Chelsea pas interesimit të Arsenalit në janar.

Asnjë klub nuk e ka arritur vlerësimin e Brighton deri më tani dhe ata nuk presin që kjo situatë të ndryshojë këtë verë.

Lexo po ashtu Pesë arsyet pse Mauricio Pochettino ka qenë perfekt në 30 ditët e para te Chelsea

Pulëbardhat janë të bindur se nuk duan të shesin reprezentuesin Ekuadorit  dhe nuk kanë nevojë ta shesin pas largimit të Alexis Mac Allister te Liverpooli.

Caicedo është bërë i vetëdijshëm për këtë qëndrim dhe Brighton nuk beson se do të jetë një çështje ndërlikuese.

Lexo po ashtu Tre lojtarë të Chelseat që i lanë përshtypje Mauricio Pochettinos në para-sezon, dy që kanë dështuar

Lojtari kërkoi të largohej nga ta në janar mes interesimit të Arsenalit. Klubi refuzoi dhe mesfushori më pas nënshkroi një kontratë të re në mars që zgjat deri në vitin 2027.

Këtë verë, Chelsea ka bërë tri oferta oferta, të cilat besohet të jenë deri në 85 milionë euro, por që janë refuzuar. /Telegrafi/

Exit mobile version