Site icon Telegrafi

Brighton – Arsenal, formacionet zyrtare

Brightoni dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafirë të Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit anglez.

Skuadra e Arsene Wengerit vjen nga dy humbje radhazi në kampionat dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt fitoreve.

Në anën tjetër, vendasit e Brightonit janë në formë të mirë me dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit dhe duan t’i vazhdojnë këto rezultate.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë titullar te Arsenali.

BrightonRyan; Bong, Dunk, Duffy, Schelotto; Knockaert, Stephens, Propper, Izquierdo; Gross; Murray.

ArsenalCech; Chambers, Koscielny, Mustafi, Kolasinac; Wilshere, Xhaka; Iwobi, Ozil, Mkhitaryan; Aubameyang.

/Telegrafi/ 

Exit mobile version