Arsenali ka shënuar fitore ndaj Brighton me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 18-të të Ligës Premier.
Ekipi i Mikel Artetas ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat duke rritur diferencën me ndjekësit në tabelë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Bukayo Saka (2’), Martin Odegaard (24’), Eddie Nketiah (47’) dh Gabriel Martinelli (71’) për mysafirët, ndërsa Kaoru Mitoma (65’) dhe Evan Ferguson (77’) për vendasit.
Happy new year, Gooners 😁 pic.twitter.com/LhpGiRJ5lh
— Arsenal (@Arsenal) December 31, 2022
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori norvegjez, Odegaard, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas, Robert Sanchez që u vlerësua me notë 5.9
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/