Arsenali ka humbur në udhëtimin e tyre te Brightoni me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Ligës Premier.
Topçinjtë kanë përjetuar edhe humbjen e tretë radhazi në Ligën Premier duke bërë që Arsene Wengerit t’i vihet karrigia në rrezik.
Golat në këtë takim u shënuan nga Lewis Dunk (6′) dhe Glenn Murray (26′) për vendasit, ndërsa për Topçinjtë shënoi Pierre-Emerick Aubameyang (43′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht shënuesi i golit të dytë, Murray, i cili u vlerësua me notë 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e Arsenalit, Petr Cech, i cili pas dy gabimeve u notua me 4.8.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët ishin ndër më të vlerësuarit me nota 7.3, respektivisht 7.5. /Telegrafi/
Brighton:
Arsenal: