Telegrafi

Brian Austin Green tregon se Megan Fox i kishte thënë se ndihet më mirë kur janë të ndarë

Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto nga Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktorja Megan Fox dhe Brian Austin Green janë të martuar tash e 10 vite së bashku. Pasi aktori e konfirmoi ndarjen nga gruaja e tij, tashmë kjo marrëdhënie po bëhet edhe më e ndërlikuar, shkruan Daily Mail.

46-vjeçari së fundmi ka deklaruar se Megan i kishte thënë atij se ndihej më e lumtur me veten, kur ishin të ndarë.

“Unë u trondita dhe u mërzita për këtë, por nuk mund të mërzitem për të dhe nuk u mërzita me të, ajo nuk kërkoi të ndjehej në atë mënyrë, nuk ishte një zgjedhje që ajo bëri, kjo është diçka që e shprehu sinqerisht”, ka deklaruar Green.

(Foto: Michael Buckner/Getty Images For March Of Dimes/Guliver)

Brian ndërkohë i përmendi Megan se i duhet kohë që të kuptojë plotësisht veten, ndërsa është duke punuar për një film.

Lexo po ashtu Spekulimet të reja për ndarjen Megan Fox dhe Brian Austin Green

Thashethemet rreth ndarjes së tyre u shfaqën në prill, pasi raportimet pretenduan se Megan dhe Brian po izoloheshin veçmas.

Pas këtyre aludimeve, Megan është parë duke u shëtitur me makinën e reperit Machine Gun Kelly, e që pretendohet se dyshja mund të kenë filluar romancën. /Telegrafi/