Telegrafi

Brian Austin Green në një lidhje të re me Sharna Burgess

Brian Austin Green dhe Sharna Burgess nga “Dancing with the Stars” thuhet se janë në një lidhje dashurie për ‘që disa javë’.

Dyshja u fotografuan së bashku në aeroportin e Los Angeles gjatë fundjavës dhe tani disa burime raportojnë se janë më shumë se miq.

“Ata kanë filluar takimet bashkë dhe po kalojnë një kohë të mirë”, ka thënë burimi. “Ata aktualisht janë duke pushuar së bashku. Brian ishte i lumtur që u largua nga Los Angeles për disa ditë”.

Brian Austin (Foto: Getty Images)

Dhe çifti i ri padyshim dukej sikur kishin kimi ndërsa flirtonin të premten në aeroport.

Sharna, 35 vjeçe, ngacmoi se ishte në një lidhje të re kur po fliste me Us Weekly në fillim të këtij muaji.

Lexo po ashtu Megan Fox paraqet kërkesën për divorc nga Brian Austin Green

“Nuk mund ta quaj lidhje akoma”, deklaroi ajo. “Do të ishte shumë argëtuese të gjeja fatin e jetës në mes të një pandemie”.

Sharna Burgess (Foto: Getty Images)

Brian në anën tjetër ka qenë në një ‘lojë’ që pas ndarjes nga Megan Fox, duke përmendur edhe romancat e tjera të dashurisë.

Ai kërkoi divorcin nga Megan në ‘Ditën e Falënderimeve’, ndërsa ndajnë tre fëmijë së bashku: Noah, shtatë vjeç, Bodhi, gjashtë vjeç dhe Journey, tri vjeç. /Telegrafi/

Foto: Getty Images