Site icon Telegrafi

Brexit vë në provë “Zonjat e hekurta” May dhe Merkel

Me prejardhje të njëjtë, temperamente të ngjashme të dy shteteve fqinje, britanikja Theresa May dhe gjermania Angela Merkel kanë tipare të shumta të përbashkëta, por jo domosdosshmërisht për të rënë dakord kur bëhet fjalë për të ndërmarrë negociata delikate për çështjen Brexit.

“Sa cilësi të Merkel zotëron Zonja Brexit?”, drejtoi këtë pyetje e përditshmja më popullore gjermane, Bild. Si në Gjermani, ashtu edhe në Britaninë e Madhe paralelizmat mes dy grave më të pushtetshme të së njëjtës gjeneratë janë të shumta që nga momenti që Theresa May pati kurajën për të pasuar David Cameron në postin e kryeministres.

“Të dyja janë vajza pastorësh, të dyja demonstrojnë personalitete serioze që nuk shquhen për sensin e tyre të humorit, të cilat respektohen gjithashtu për këtë fakt”, u shpreh ish-ministri britanik i Punëve të Jashtme, Malcom Rifkind, për të përditshmen gjermane Handelsblatt.

Exit mobile version