Brexit ka të ngjarë të shkaktojë një “ngadalësim të mprehtë” në rritjen ekonomike të Britanisë së Madhe – dhe kjo do të thotë që britanikët duhet të jenë gati të humbin shuma të mëdha parash.
Kjo është pikëpamja e Dhomave Britanike të Tregtisë (BCC), një grup kryesor i biznesit që ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Britanisë së Madhe, përcjell Telegrafi.
Reduktimet e bëra për rritjen e parashikuar thonë se ekonomia e Britanisë do të jetë 43,8 miliardë funte më e vogël në vitin 2019 se sa në parashikimin e mëparshëm.
Dhe, sipas medieve britanike, pasiguria përreth Brexit është krejtësisht për tu fajësuar.
Po sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, BCC e ka ndryshuar parashikimin e rritjes nga 2,2 për qind në 1,8 për qind në këtë vit, nga 2,3 për qind në 1 për qind në vitin e ardhshëm, si dhe nga 2,4 për qind në 1,8 për qind për vitin 2018.
Siç shkruajnë mediat britanike rritja e eksporteve është sektori që pritet të marrë një goditje të fortë – duke rënë në 2.3 për qind këtë vit nga 4.8 për qind në vitin 2015. /Telegrafi/