Numri i votuesve britanikë që mendojnë se BREXIT ishte një gabim kapërcen sot ata që këmbëngulin për të kundërtën.
Një sondazh i “Times” tregon se 45 për qind e britanikëve e pranojnë që largimi i vendit nga Bashkimi Europian ishte zgjedhje e gabuar, 43% thonë se ishte e drejtë, ndërsa 12% u përgjigjen: nuk e di.
Kjo është hera e parë që rezultojnë më të shumtë britanikët të cilët konsiderojnë se referendumi nuk doli në përfundimin e duhur, ndërsa çështja e BREXIT vazhdon ta përçajë thellësisht vendin.
Ditë më parë, Parlamenti britanik votoi me shumicë dërrmuese për të mbështetur kryeministren Theresa May, e cila kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme më 8 qershor, tre vjet para afatit.
May e bëri këtë kërkesë me shpresën që të zbusë në këtë mënyrë largimin nga BE-ja. Procesi dyvjeçar i negociatave filloi muajin e kaluar, kur May aktivizoi nenin 50 të Traktatit të Lisbonës të Bashkimit Europian. /TCH/