Telegrafi

Brexit, protestuesi mundohet ta ndalë veturën brenda të cilës ishte kryeministrja britanike – reagojnë pjesëtarët e sigurimit (Video)

Një pjesëmarrës i protestës kundër Brexit-it në Bruksel, ka tentuar ta ndalë konvojin e veturave e në veçanti në atë në të cilën gjendej kryeministrja britanike Theresa May.

Mark Johntson kishte dalë në rrugë papritmas për të ndalur veturën e kryeministres britanike, e cila kishte mbërritur në Bruksel për të zhvilluar bisedimet me BE-në për Brexit-in, transmeton Telegrafi.

“A jeni i gatshëm t’ju shkelin për shkak të Brexit-it?”, ka pyetur gazetari Johnston i cli pas “orvatjes” me pjesëtarët e sigurimit u largua nga rruga.

May shpreson se do të arrijë marrëveshje me BE-në lidhur me problemin e Irlandës, që ka penguar bisedimet për Brexit-in. /Telegrafi/