Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ka ngjallur frikë në vendet e rajonit, pasi ka drojë se ky zhvillim mund ta stagnojë procesin integrues.
Megjithëkëtë, janë dhënë zotime për të vazhduar reformat e “imponuara” nga ky proces, shkruan sot Koha Ditore.
Agjenda e BE-së për zgjerim aktualisht përfshin Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Islandën. Shtetet anëtare kanë konfirmuar se këto vende kanë “perspektivë evropiane”, në kuptimin se ato mund të anëtarësohen, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme. Në këtë proces Kosova është e fundit.
Më së miri në rrugëtimin drejt BE-së është Mali i Zi, të cilit BE-ja ia ka hapur negociatat e anëtarësimit që në 2012-n. Dy vjet më vonë negociatat janë hapur edhe me Serbinë. E statusin e vendit kandidat e kanë fituar Shqipëria e Maqedonia.