Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi sot se parlamenti do të ketë një mundësi për të votuar nëse do të mbajë një referendum të ri mbi anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa përpiqet të bindë ligjvënësit për të mbështetur marrëveshjen e tërheqjes nga familja evropiane.
May tha se propozimi i marrëveshjes së tërheqjes nga BE, të cilin planifikon ta paraqesë në parlament muajin e ardhshëm, përfshin një dispozitë mbi votimin për të mbajtur një referendum të ri mbi Brexit.
Kjo është kërkesa kryesore e shumë deputetëve të opozitës, thotë AP, duke shtuar se May ofron lëshime për atë që thuhet se është “shansi i fundit” për të siguruar një largim të rregullt britanik nga blloku.
Marrëveshja e arritur me BE është hedhur poshtë tri herë nga parlamenti britanik.