Ligjvënësit britanikë sot do të votojnë për të tretën herë për Brexit-in, por vetëm për pjesën e marrëveshjes të negociuar me Bashkimin Evropian.
Ata do të votojnë mbi marrëveshjen e tërheqjes, por do të përjashtohet deklarata politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian, të drejtat e qytetarëve dhe eksporti i ushqimeve të Irlandës në Britani.
“Ligji është i ri dhe substancialisht i ndryshëm”, deklaroi kreu i i Dhomës së Komuneve, John Bercow, pasi kundërshtoi mbajtjen e një votimi javën e fundit me motivin se deputetët nuk mund të shqyrtojnë sërish një tekst që është kundërshtuar më parë.
Mirëpo, Keir Starmer, përfaqësuesi laburist i ngarkuar me Brexit, konfirmoi kundërshtimin e partisë së tij ndaj kësaj marrëveshje.
Ai kundërshtoi gjithashtu edhe përpjekjen e ekzekutivit për të ndarë marrëveshjen e daljes nga deklarata politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.
Nëse deputetët e mbështesin planin, qeveria thotë se Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 22 maj.