Telegrafi

Brexit në kaos, Theresa May sot përballet me një votë mosbesimi

Deputetët konservatorë kanë kërkuar një votë mosbesimi ndaj Theresa May, duke e zhytur procesin e Brexit në kaos, pasi kolegët e Tory treguan se nuk kishin më besim në kryeministren për të ofruar marrëveshjen.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Sir Graham Brady, kryesuesi i Komitetit 1922, ka marrë së paku 48 letra nga deputetët konservatorë që thërrasin për një votë mosbesimi për May.

Sipas rregullave të partisë, një gjë e tillë nxitet nëse 15% e deputetëve konservativ i shkruajnë kryetarit të komitetit të mbështetësve të Tory.

Po sipas mediave, një votim do të mbahet të mërkurën në mbrëmje nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Ndërsa sipas Brady votat do të numërohen dhe menjëherë pas kësaj një njoftim do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në një deklaratë për shtyp, ai tha: “Pragu i 15% i partisë parlamentare që kërkon një votëbesim në udhëheqësin e partisë konservatore është tejkaluar”.

Zonja May, e cila ka qenë kryeministre që pak kohë pasi Britania e Madhe votoi për të lënë Bashkimin Evropian në 2016, është përballur me kritika në partinë e saj për planin e Brexit që ajo ka negociuar. /Telegrafi/