Sekretari në hije për Brexit, Sir Keir Starmer, njoftoi se qeveria britanike nuk ka ofruar asnjë ndryshim në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për daljen nga Bashkimi Evropian.
Me këtë rast, laburistët kanë shprehur zhgënjimin e tyre me Theresa May pasi bisedimet që kanë nisur prej së mërkurës mes pozitës e opozitës nuk sollën asnjë rezultat.
“Jemi të zhgënjyer pasi qeveria nuk po ofron as ndryshim të vërtetë, as kompromis’’, deklaroi një zëdhënës i Partisë Laburiste në një komunikatë për shtyp.
Laburistët i kërkojmë kryeministres May që të propozojë ndryshime të vërteta në marrëveshje e daljes nga BE, në mënyrë që të marrë mbështetjen e Parlamentit. /kp/Telegrafi/