Telegrafi

Breshër dhe erëra të forta në Podujevë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me erë dhe rrebeshe shiu të përcjellura me breshër e ka goditur rajonin verior dhe veriperëndimor të Podujevës.

Në njoftim nga IHMK thuhet se kohëzgjatja e kësaj gjendje labile të motit ishte rreth 30 minuta dhe sasia e reshjeve të regjistruara për këtë interval kohor ishte 31mm ( 31 l/m2 ).