Telegrafi

Brescia pranon ofertën e Interit për Tonalin

Brescia thuhet se ka pranuar ofertën e Interit për një marrëveshje huazim detyrim blerje për Sandro Tonalin për 30 milionë euro plus bonuse, por Milani nuk po heq dorë për mesfushorin italian.

Gazetari i njohur i SportItalia, Alfredo Pedulla zbulon se Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka pranuar një marrëveshje huazimi me detyrim blerje, por më pas kërkoi pesë milionë euro më shumë në bonuse.

Raporti pretendon se Tonali dëshiron Nerazzurrët, ndërsa gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio shton se Milani mund të përputhet me ofertën e rivalëve.

Lexo po ashtu Tonali te Inter, gjithçka e kryer – mungon vetëm zyrtarizimi

Por, kuqezinjtë nuk kanë përfshirë ndonjë detyrim për të blerë të riun italian, por kanë përgatitur një ofertë me një mundësi blerje pas sezonit 2020-21.

Cellino raportohet se dëshiron detyrimin e përfshirë në marrëveshje dhe gazetari i Sky Sport Italia pranon se Tonali duket i vendosur për një transferim te Interi.

Mesfushori italian thuhet se pëlqehet edhe nga trajneri Antonio Conte, i cili u konfirmua si trajner i zikaltërve edhe për këtë sezon. /Telegrafi/