Të shtyer nga pasioni për të gjetur zgjidhje të pazakonta për problemet e përditshme, kompania prodhuese ndërkombëtare FRANKE demonstron ambicien për të arritur rezultate unike me inovacione të jashtëzakonshme në teknologji dhe dizajn për teknikën e bardhë. Duke dëshmuar kështu traditë e kulturë një shekullore.
FRANKE, me seli në Aarburg, Zvicër, është një prodhues industrial me 9,000 punonjës që operojnë në Evropë, Amerikë Jugore dhe Veriore, Afrikë, Australi dhe Azi.
Suksesi i FRANKE dhe besnikëria ndaj mjeshtërisë dhe cilësisë, ka filluar në vitin 1911, kohë kur Hermann FRANKE themeloi biznesin e tij në qytetin zviceran të Rorschach. Zgjerimi i objekteve të prodhimit si dhe optimizimi i rrugëve të logjistikës dhe transportit nënkuptonte zhvendosjen në Aarburg, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite selia e FRANKE.
Gjatë periudhës 1925 – 1928, FRANKE filloi prodhimin e njësisë së parë të lavamanit prej llamarine bakri të galvanizuar për të vazhduar në përmirsimin e strukturimit dhe kualitetit në prodhimin e lavamanëve sintetikë.
Periudha 1937 – 1945, FRANKE fillon me standardizimin e kuzhinave private së bashku me lavamanët e parë të kombinuar, dhe tenxheren e parë të integruar me kapak.
Që nga themelimi i tij në 1911 e deri me sot, suksesi i FRANKE ka qenë i bazuar në inxhinieri inovative, dizajn unik dhe cilësi të jashtëzakonshme zvicerane. Sot këto vlera janë ende guri i themelit të suksesit FRANKE, së bashku me shpirtin sipërmarrës, veprimin e orientuar drejt zgjidhjes dhe ndjenjën e përgjegjësisë.
Ciao Berto përfaqësues zyrtar, tash e disa vite sjellë produktet inovative të brendit botëror FRANKE edhe për tregun shqiptar e më gjerë.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Facebook: Ciao Berto
Website: www.ciao-berto.com
E-mail: info@ciao-berto.com
Nr.tel: +383 45 196 196