Shtëpia e njohur e modës Belenciaga është bërë e famshme me lansimin e modeleve të pazakonshme të këpucëve. A do të bëhen këto hit?
Pas modelit të vitit të kaluar të çizmeve të gjata, të cilat arrijnë mu deri te kofshët, brendi spanjoll ka shkuar një hap tutje dhe ka prezantuar modelin e vet të rindërtuar, transmeton Telegrafi.
Fjala është për çizmet të cilat arrijnë deri te beli dhe shndërrohen në pantallona, ndërkaq çmimi i tyre është 2.850 dollarë.
Edhe pse në shikim të parë duken shumë praktike, model i cili mund të mund të vishet lehtë, nuk jemi edhe aq të sigurt që çizmet e këtilla do t’i përshtaten ndokujt që nuk është manekine këmbëgjatë.
Juve si po ju pëlqejnë? /Telegrafi/