Gjenerata e gjashtë e X6, pritet të ketë pamje edhe më të mirë
Në kohën kur është e duke u testuar X5, prodhuesi gjerman BMW është duke e bërë gati edhe modelin e ri të X6, transmeton Telegrafi.
Sikurse X5 edhe kjo makinë e elektrifikuar, do të ketë ndryshime të konsiderueshme, apo përditësime pozitive.
Reporterët që merren me makinat e reja, kanë arritur ta fotografojnë X6 M derisa po testohej në rrugë, madje edhe të marrin pamjet e brendësisë së kamufluar me disa pëlhura.
Hapësira e enterierit është e bollshme, derisa karriget janë shumë më agresive se ato të modelit X5. Ato janë të mbuluara nga lëkurë, ngjyra e së cilës ndodhet edhe në pjesën e përparme.
Derisa para shoferit është një ekran gjigant për njoftime, një tjetër që ndodhet në afërsi të BMW X6 M është i mbuluar, bashkë me pjesët tjera. /Telegrafi/