Brendan Fraser fitoi statujën e parë të artë në kategorinë e ‘aktorit më të mirë’ në Oscars të vitit të kaluar.
Ishte nominimi i tij i parë i tillë dhe ai u nominua për rolin e Charlie në dramën psikologjike “The Whale”.
Ky film i vitit 2022 u drejtua nga Darren Aronofsky. Pas fitimit të çmimit Oscar, Fraser së fundmi zbuloi arsyen e vërtetë pse regjisori e zgjodhi atë për këtë rol.
“Ai po kërkonte një aktor që nuk ishte parë për një kohë dhe përfundoi të isha unë. Ai po kërkonte dikë që mund të luante me sukses rolin e një mësuesi të anglishtes të tërhequr dhe mbipeshë”, shpjegoi Fraser.
Projekti ndjek mësuesin e anglishtes Charliey, i cili ka vite që po lufton me obezitetin e rëndë.
Filmi mbulon temat e dashurisë, brishtësisë njerëzore dhe keqardhjes, dhe pas shfaqjes së tij në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 2022, ai mori një ovacion nëntë minutësh nga publiku. Për këtë rol, Fraser duhej të mbante proteza që peshonin deri në 150 kilogramë.
“Më duhej të mësoja të lëvizja në një mënyrë krejtësisht të re. Kam zhvilluar muskuj që as nuk e dija se i kisha”, tha ai. /Telegrafi/