Rikthimi i Brendan Fraser është vlerësuar pasi ylli i “The Whale” u shpall ‘aktori më i mirë’ në “Oscars 2023” të dielën.
Fraser mbizotëroi ndaj kolegëve të nominuar si: Austin Butler (Elvis), Colin Farrell (The Banshees of Inisherin), Paul Mescal (Aftersun) and Bill Nighy (Living).
Me regji të Darren Aronofsky, “The Whale” – që mori komente të shumta me publikimin e tij në shatorin e vitit të kaluar – e gjen Fraserin duke luajtur në rolin e një mësuesi të anglishtes.
Në kast të tjerë përfshihen: Sadie Sink, Hong Chau, Ty Simpkins, Samantha Morton, Sathya Sridharan, Ryan Heinke etj.
Ndërkohë, ‘aktorja më e mirë’ u shpall Michelle Yeoh, e cila u bë e para aziatike që shpërblehet me një çmim të tillë.
Ceremonia edhe këtë vit u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles nën prezantimin e Jimmy Kimmel.
Në edicionin e këtij viti po ashtu nuk munguan momentet gazmore, argëtuese e ato emocionale. /Telegrafi/