Telegrafi

Brenda vilës super luksoze 11 milionë euroshe të Hazardit: Belgu zhvendoset përfundimisht në Madrid

Nënshkrimi i ri i Realit, Eden Hazard është bërë me një vilë superluksoze në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

Futbollisti belg duket se do të qëndrojë më gjatë te mbretërit pasi që gjatë ditëve të fundit ka blerë një rezidencë në vlerë prej 11 milionë eurove.

Shtëpia, e cila më parë ishte në pronësi të këngëtarit Alejandro Sanz, ndodhet në lagjen private të La Finca në periferi të Madridit.

Ajo ndryshe njihet si “Shtëpia e Zezë” dhe është vepër e arkitektit Miguel Torres. Përbëhet nga tre dhoma të ditë dhe gjashtë dhoma gjumi në një ndërtesë prej 1.631 metrash katrorë.

Ajo ka një truall prej 5,151 metrash katrorë, e cila do të ofrojë intimitet të madh për belgun dhe familjen e tij.

Ndryshe, 28-vjeçari në Spanjë është zhvendosur së bashku me gruan dhe tre fëmijët Yannis, Leo dhe Samyn. /Telegrafi/