Site icon Telegrafi

Brenda veturës së re super luksoze të Afërdita Dreshajt (Foto)

Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj, hokeisti Jakub Kindl kanë bërë së fundmi një super blerje.

Çifti kanë gëzuar veten me një veturë të re super luksoze të tipit Ferrari.

Afërdita ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës i ka prezantuar ndjekësit e saj me ambientin luksoz brenda Ferrari-t të tyre më të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Në veturën tonë të re”, shkruan bukuroshja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Ata kanë vite që janë në lidhje, ndërsa duket se për gjithë këto vite gjithçka ka ecur si është më së miri për çiftin. /Telegrafi/

Exit mobile version