Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, vazhdon të bëhet temë e mediave lidhur me jetën e saj private.
Prej tash e sa vitesh, ajo është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, vend në të cilin ka zhvendosur të gjitha aktivitet e saj.
Morena njihet për jetën e saj luksoze, të cilën nuk heziton që ta ekspozojë edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja Taraku ka ndarë me ndjekësit një disa imazhe në InstaStory, duke treguar brendësinë e veturës së saj luksoze.
Ajo posedon tashmë një veturë të re të tipit ,”Audi”, pas veturave të mëparshme “Range Rover” dhe “Porsche”.
Në videon e ndarë me ndjekësit, Morena tregon edhe se sa të përsosur e ka vetura e saj e re sistemin e navigimit dhe GPS.
Taraku ditë më parë u prezantoi fansave edhe vilën e saj të re luksoze në Stamboll. /Telegrafi/