Brenda ushqimit vegjetarian, pretendon se gjeti një mi të ngordhur (Video)
Kushtrim Gacaferri
Burri i njohur vetëm si Ramesh, që vizitoi një restorant në Telangana të Indisë, pretendon se në ushqimin e shërbyer, e gjeti edhe një mi të ngordhur.
Vizitori që kërkoi një specialitet vegjetarian, mendoi se kjo pjesë me ngjyrë të errët është patëllxhan i fërguar, por u tmerrua kur e pa nga afër, transmeton Telegrafi.
Pasi u tregoi të gjithë të pranishmëve dhe rastin e njoftoi në polici, Ramesh e postoi edhe një video në internet për të turpëruar pronarët e restorantit.
Inspektorët kanë gjetur se higjiena në sallën e mysafirëve dhe në kuzhinë ishte në limitet e duhura, megjithëse punonjësit nuk po mbanin doreza, përparëse dhe kapela. Për këtë iu është dhënë një gjobë, ndërsa lokali është mbyllur për tri ditë, derisa të kryhen kontrollet e duhura.
Pronarët e lokalit kanë thënë se ky është inskenim, për t’ia prishur imazhin restorantit. Nëse vërtetohet e kundërta dhe gjenden fajtorë, biznesi tyre mund të mbyllet dhe i pret një dënim i rëndë.