Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thuhet se ka ‘rituale’ të pazakonta kur udhëton me aeroplanin presidencial. Në fakt, anëtarët e administratës pretendojnë se udhëtimi me presidentin, sidomos jashtë shtetit, mund të jetë mjaft i pafavorshëm për shkak të faktit se ai në aeroplan shikon Fox News dhe situata bëhet e tensionuar kur kontributet negative shfaqen në të.
Anëtarët e administratës së tij kanë treguar se kreu i Shtëpisë së Bardhë e kalon kohën në kabinën e përparme, duke ngrënë, duke shikuar televizor ose duke lexuar gazeta. Gjithashtu, duke biseduar me stafin dhe telefonatat, i thërret shokët dhe simpatizantët e tij dhe në momentin kur sheh diçka që e shqetëson në televizor, ai i kërkon dikujt të ndryshojë programin.
Por, kjo nuk është e tëra. Trump gjithashtu ka zakon të zgjohet në mes të natës për të diskutuar për takimet e tij të ardhshme me burrështetasit e huaj ose të planifikojë se çfarë do t’i përgjigjet mediave.
Një anëtar i administratës së tij ka treguar gjithashtu se presidenti shpesh fokusohet në lajme negative për veten e tij, sesa të përqendrohet në takimet e tij gjatë udhëtimeve zyrtare. “Ai pothuajse nuk fle”, ka thënë një nga anëtarët e administratës për CNN, përcjell KosovaPress.
Megjithatë, kjo sigurisht nuk është e habitshme duke pasur parasysh faktin se dihet që presidenti zakonisht fle vetëm disa orë në ditë dhe në aeroplan fle edhe më pak. Ai gjithashtu kalon kohën duke u treguar bashkëpunëtorëve të tij për sportin.
Daily Mail transmeton se Trump dhe gruaja e tij, Melania, në aeroplan nuk qëndrojnë së bashku dhe sidomos jo vetëm ata dy, edhe pse stafi e inkurajon presidentin që t’i bashkohet Zonjës së Parë në kabinën private dhe të pushojë.
Megjithëse pritet që aeroplani presidencial të nënkuptojë prestigj, aty nuk ka vende të gjumit, ndërsa anëtarët e administratës flenë në kolltukë duke vënë këmbët në tryezë. Të tjerët flenë në dysheme të dhomave të konferencave.