Familja Bytyqi nga Suhareka brenda tri ditësh ka humbur dy anëtarë, vëllëzërit Nurish dhe Hysen Bytyqi, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premtën, kurse Nurish Bytyqi ka vdekur sot (e diel), pasi ishin infektuar me coronavirus.
Vdekjen e vëllezërve Bytyqi e ka konfirmuar Bali Muharremaj, kryetar i kësaj komune.
“Ne ishim tek familja në të pame për njërin djalë, i cili iu kishte vdekur si pasojë e COVID-19. Kuptuam që edhe sot iu ka ndërruar jetë djali tjetër edhe ai ishte i prekur nga koronavirusi”, ka thënë Muharremaj për Klan Kosova.
Dy vëllëzërit ishin të njohur me bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetëri me hotelieri. /Telegrafi/