Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirëmëngjes me një imazh nga transformimi i stadiumit të Shkodrës, ‘Loro Boriçi’ nga viti 2013 dhe sot.
Kryeministri Rama shkruan se brenda tre vjetëve e gjysmë Qeveria ka investuar për sportin 30 milionë dollarë.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stadiumit Loro Boriçi në Shkodër më 2013 dhe këtë mëngjes. Sot, në ditën ndërkombëtare të sportit mund të themi me krenari se brenda tre vjetëve e gjysmë investuam për sportin 30 milionë USD – më shumë se në 25 vitet e fundit të marra së bashku. Por kjo nuk mjafton, pasi Shqipëria që duam ka nevojë për akoma më shumë dhe më shumë do të bëjmë sëbashku”, shkruan kryeministri Rama.