Site icon Telegrafi

Brenda spitalit në Gaza, pacientë të shtrirë kudo

Qindra njerëz, duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe foshnja, ndodhen në korridoret e një spitali në Gaza, të cilin ushtria izraelite urdhëroi ta evakuonte, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).

Në pamjet e publikuara nga shërbimi i shpëtimit, të rinjtë, si dhe të rritur dhe të moshuar, mund të shihen në ndërtesën e mbushur me njerëz të ulur ose të shtrirë në dyshekë, disa me grumbuj sendesh ose rroba të varura në dyer.

Nuk ka shenja se ata në spitalin Al-Quds po ndjekin urdhrat e evakuimit të Izraelit, të cilat u dhanë dy herë javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Izraeli urdhëroi fillimisht evakuimin e spitalit më shumë se një javë më parë, por mjekët së bashku me stafin mjekësor nga objektet e tjera refuzuan të largoheshin, duke thënë se kjo do të thoshte vdekje për pacientët në ventilatorë.

Lexo po ashtu Izraeli publikon videon e CNN të një kufome në Gazë: Kujtesë, të vdekurit nuk e lëvizin kokën

Një mjek nga veriu i Londrës, i cili punon në spitalin Al Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në Rripin e Gazës, tha se nuk ka plane për evakuim.

“Askush nuk është larguar nga Shifa, askush nuk po shkon askund”, tha mjeku Ghassan Abu-Sita në një audio mesazh për Sky News.

Ai tha se mjekëve po u mbaronin furnizimet bazë si garza dhe ilaçet pas operacionit, përfshirë paracetamolin intravenoz.

Lexo po ashtu Vajza nga Gjermania që ishte rrëmbyer nga Hamasi është konfirmuar që është vrarë, presidenti izraelit thotë se i është prerë koka

“Ju vazhdoni të mendoni se nuk do të përkeqësohet, por po përkeqësohet”, tha ai pasi komunikimet në territor u ndërprenë pas bombardimeve izraelite përfshirë ndërprerjen e linjave telefonike dhe lidhjeve të internetit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 3,195 fëmijë ishin vrarë në Gaza që nga 7 tetori, më shumë se numri i fëmijëve të vrarë në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019, sipas organizatës humanitare Save the Children. /Telegrafi/

 

Exit mobile version