Site icon Telegrafi

Brenda shtëpisë më të shtrenjtë në SHBA (Foto)

Shtëpia më e shtrenjtë në SHBA pritet të del në shitje për një shumë marramendëse – 500 milionë dollarë, brenda të cilës ka edhe klub nate, sallon ondulimi dhe 20 dhoma gjumi të cilat kanë pamje nga deti.

Vila që njihet si “më e mira” ishte pronë e producentit Nile Niami, që gjendet në maje të një kodre në Los Angeles, që gjatë vitit të ardhshëm pritet të bëhet me pronar të ri, transmeton Telegrafi.

Kjo shtëpi ka plot 9500 metra katrorë, brenda të cilët gjendet edhe një klub nate, një dhomë VIP dhe 20 dhoma tjera të gjumit, shtatë pishina, saunë, xhakuzi, pesë ashensorë dhe sallon ondulimi.

Por blerësi potencial përveç që do të ketë këtë shtëpi luksoze, do të mund të vozitet edhe me vetura e shtrenjta të lara në ari që shiten së bashku me shtëpinë që në total kapin vlerën e 12 milionë dollarë. Bëhet fjalë për vetura luksoze siç janë Lamborghini dhe Rolls-Royce.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte brenda hapësirës së shtëpisë është e ndërtuar edhe një gjirafë gjigante e larë në flori. Vila është e ndarë në disa objekte, kurse posedon edhe garazh për 30 vetura dhe kinema për 45 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version