Shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara ka dalë në shitje me një çmim tejet të lartë, dhe atë hiq më pak se 250 milionë dollarë dhe ndodhet në lagjen Bel Air në Los Angeles.
Me një fjalë kjo shtëpi i ka të gjitha, duke filluar nga salla e boullingut, dhomat e masazhit e deri tek pishinat, kinemaja, dhomat gjigante të mbushura me shishe të verërave më të shtrenjta e baret luksoze, transmeton Telegrafi.
E ndërtuar në një hapësirë prej 38 mijë metra katrorë, kjo shtëpi ka edhe 17 mijë metra katrorë shtesë të dedikuara për aktivitete të ndryshme sportive.
Brenda saj janë dy master suita, 10 tjera për mysafirët VIP, 21 tualete dhe tri kuzhina gjigante.
Por nuk mungojnë as kinemaja private, garazhi i mbushur me vetura të shtrenjta si sportive ashtu edhe old timer që kapin vlerën e 30 milionë dollarëve.
Në oborrin e saj ekziston edhe pista ku mund të ndalojë helikopteri privat. /Telegrafi/