Telegrafi

Brenda shtëpisë së gjakovarit të “O sa mirë” (Foto)

Edi Kastrati është njëri prej aktorëve më të spikatur të serialit komik më të shikuar në vend “O Sa Mirë”.

Ai ka qenë pjesë e këtij seriali që në episodet e para të tij, ndërsa vazhdon ende ta luajë më së miri rolin e qytetarit nga Gjakova.

Në serial luan rolin e një dorështrënguari, që i pëlqen të kursejë dhe të ketë para, por jashtë serialit në të vërtetë duket se luksi nuk i mungon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth aktorëve të serialit 'O Sa Mirë'

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Edi në rrjetet sociale, aktori shfaqet në një nga ambientet e shtëpisë së tij.

Nga pamjet, duket se aktori jeton në një shtëpi mjaft luksoze, dhe se fitimet nga aktrimi i ka të mira.

Tash e një kohë, ai ushtron edhe postin e drejtorit në Teatrin e Gjakovës. /Telegrafi/