Edi Kastrati është njëri prej aktorëve më të spikatur të serialit komik më të shikuar në vend “O Sa Mirë”.
Ai ka qenë pjesë e këtij seriali që në episodet e para të tij, ndërsa vazhdon ende ta luajë më së miri rolin e qytetarit nga Gjakova.
Në serial luan rolin e një dorështrënguari, që i pëlqen të kursejë dhe të ketë para, por jashtë serialit në të vërtetë duket se luksi nuk i mungon.
Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Edi në rrjetet sociale, aktori shfaqet në një nga ambientet e shtëpisë së tij.
Nga pamjet, duket se aktori jeton në një shtëpi mjaft luksoze, dhe se fitimet nga aktrimi i ka të mira.
Tash e një kohë, ai ushtron edhe postin e drejtorit në Teatrin e Gjakovës. /Telegrafi/