Site icon Telegrafi

Brenda shtëpisë që duket si një çizme gjigante (Foto)

Dan Phillips nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, e ka ndërtuar një shtëpi që duket si një çizme gjigante kauboji.

Objekti unik dhe i çuditshëm që ka dy dhoma gjumi dhe një banjë, është skicuar dhe punuar nga vet artisti, transmeton Telegrafi.

Shtëpia si çizme kauboji në Teksas të Shteteve të Bashkuara

Inspirimin për këtë objekt që është i ngjitur me një shtëpi të vogël, ai e ka marrë nga vjersha e fëmijëve “Plaka që jetonte në këpucë”.

“Si fëmijë, kam qenë shumë i fascinuar nga objektet që përmendeshin nëpër përralla dhe vjersha, të cilat përmbajnë shumë fantazi. Jeta pa fantazi është e kotë”, ka thënë Phillips.

Banja e vogël brenda objektit

Shtëpia që mund të merret me qira për më shumë se njëmijë euro në muaj, ka shkallë spirale që të nxjerrin në një tarracë që ndodhet lartë.

Sikur të ishte çizme, këtu do ishin gishtat e këmbëve

Sidoqoftë, po që se dikush nuk dëshiron të qëndrojë në këtë objekt të çuditshëm, afër është një shtëpi e zakonshme dhe shumë tradicionale. Kjo pjesë vjen me banje, kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe përgjithësisht 66 metra katrorë hapësirë.

Hyrja e vogël e çizmes gjigante

Për ndërtimin e objektit, është përdorur material i riciklueshëm, përfshirë drurin e tapës, korniza të pikturave të vjetra, si dhe CD të hedhura.

Kuzhina me gjërat elementare

Në secilin projekt, ai angazhon ndërtues të papërvojë, në mënyrë që t’ju japë eksperiencë dhe të mësohen të punojnë vet.

Shkallët spirale që dërgojnë në tarracë

Pasi kjo çizme të jetë kryer, planifikohet që në afërsi të ndërtohet edhe një kapele kauboji. /Telegrafi/

Exit mobile version