Kate Burrows dhe partneri saj Alan, e kanë ndërtuar një shtëpi me trungje drurësh, kashtë dhe baltë në periferi të Devon në Angli, sepse nuk e duan jetën moderne në qytet.
Mirëpo, këtyre dashamirëve të natyrës iu është kërkuar ta rrënojnë deri në fund të vitit, sepse është pa leje ndërtimi dhe ka mundësi që vendi të mbushet me shtëpi të tilla, transmeton Telegrafi.
Ata insistojnë se jeta në banesa me qira, iu ka bërë vetëm dëm dhe ishin gjatë tërë kohës të sëmurë, derisa qëndrimi në këtë vend i ka qetësuar dhe po u pëlqen.
“Në shtëpinë ku ishim me qira, kisha gjatë tërë kohës reaksione alergjie, plogështi dhe mbi të gjitha neveri. Prej se jam këtu, sikur jam rilindur”, ka thënë Kate lidhur me rastin. “Trupi im nuk e pranonte ujin, elektricitetin, WiFi-në dhe ngjyrën e mureve. Thjeshtë nuk jam për atë vend”.
Ajo pretendon se është e sëmurë dhe i duhet të jetojë në periferi, derisa punimi i shtëpisë nga balta është një art.
“E kemi skulpturuar me kujdes dhe kemi improvizuar gjithçka, vetëm për të mos e dëmtuar natyrën. Gjithkush është i mirëseardhur këtu, ne nuk ia kemi marrë vendin e askujt”, insiston gruaja që strehon edhe disa kafshë.
Pos shtëpisë me panele diellore dhe ujë që e nxjerrin nga bunari, ata kujdesen për tërë hapësirën që e rrethon, duke pastruar dhe mbjellë pemë të shumta. /Telegrafi/