Reperi i njohur i skenës Gold AG është me prejardhje nga Presheva, por tash e shumë vite jeton dhe vepron në Prishtinë.
Ai jeton bashkë me të ëmën, ngase i ati e ka lënë atë fare të vogël.
Gold AG është shumë i kërkuar nga publiku shqiptar nëpër koncerte, çka i ka siguruar të ardhura për një jetesë të mirë.
Së fundmi, ai ka prezantuar për fansat në Instagram shtëpinë e tij luksoze përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
Nga imazhet vërehet mjaft qartë që shtëpia e Goldit është rregulluar me shije, gjersa bien më shumë në sy biblioteka me libra, stema e UÇK-së dhe peisazhi i Preshevës në mur.
Ai ka dashur që asgjë nga ato që ai i mban thellë në shpirt, të mos mungojnë në ambientin e tij. /Telegrafi/