Telegrafi

Brenda shtëpisë 8.5 milionë dollarëshe të Justin Bieber

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, thjesht u dha fansave një vështrim rreth dhomës së tij të gjumit dhe atë të ndenjës dhe natyrisht se është për t’u pasur zili.

Ai së fundmi ka bërë një paraqitje të shkurtër brenda shtëpisë 8.5 milionë dollarëshe, në të cilën jeton bashkë me gruan e tij, Hailey Baldwin.

Çifti u zhvendos në shtëpinë e Beverly Hills në fillim të këtij viti, pasi u martuan në vitin 2018 dhe duket i mahnitshëm për t’u argëtuar edhe me shoqëri.

Në pronë ka pishinë dhe kopsht të gjerë, prona ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, një bodrum vere, dhomë kinema dhe bar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Bieber

Shtëpia u ndërtua fillimisht në vitet 1930, por ishte rinovuar gjerësisht për të krijuar një shtëpi moderne luksoze.

Përndryshe, Justin dhe Hailey janë martuar në fshehtësi në shtator të vitit të kaluar, teksa po planifikojnë edhe për një martesë të dytë. /Telegrafi/