Këngëtarja e njohur Celine Dion është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në botë dhe veçohet për zërin e saj të ëmbël dhe këngët e lehta.
Është shumë e kërkuar në koncerte, dhe të ardhurat nga muzika i ka të mëdha, shkruan Telegrafi.
Celine Dion ka dëshmuar se është edhe një grua shembullore, përderisa ka mbajtur shumë koncerte “falas” për të shlyer borxhet e burrit të saj, tashmë të ndjerë Rene Angelil.
Sido që të jetë, citi 2010 duket të ketë qenë një vit i mirë për këngëtaren, e cila bashkë me burrin arriti të kompletonte shtëpinë e re në të cilën jeton, vlera e së cilës shkon hiç më pas se 38 milionë dollarë.
Shtëpia është plot 1000 metër katrorë, a 13 dhoma gjumi, 14 tualetë suitë, një dhomë ndenje me tavane të varura, dy kuzhina gjigante, dhe një ashensor.
Ndërsa ambienti i saj i jashtëm veçohet me gjelbërim dhe një pishinë të madhe. /Telegrafi/