Site icon Telegrafi

Brenda shtatë ditëve të amnistisë, në Britani të Madhe u grumbullua numër enorm i thikave (Foto)

Imazhet e shpërndara nga policia, tregojnë grumbujt e thikave, që janë dorëzuan në pika të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Të gjitha këto janë hedhur në mënyrë anonime në shportat e veçanta, brenda shtatë ditëve të amnistisë, që zgjati nga 11 deri më 17 mars, transmeton Telegrafi.

Disa prej shportave speciale, kishin edhe thika të dekoruara, të ashtuquajtura thika flutura, shpata samurajësh dhe shigjeta.

Kampanja ndërkombëtare e njohur si Operation Sceptre, u organizua nga forcat e rendit, në përpjekje të ndalimit të thikave që janë në qarkullim.

Ndërmarrja e këtij projekti u konsiderua i domosdoshëm, për shkak të shumë plagosjeve me thika, në tri vitet e fundit.

Vetëm në Hertfordshire janë grumbulluar 680 thika me tehe të gjata, Harfield 216, Stevenage 105 dhe Watford 78.

Në mesin e këtyre armëve të ftohta, janë dorëzuar edhe shumë thika kuzhine dhe mjete të mprehta që shfrytëzohen për punë të ndryshme në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version