Telegrafi

Brenda ‘shitores ku copëtohen supermakinat e vjedhura dhe shiten për pjesë’ – ku policët britanikë gjetën edhe Ferrari e Bentley

Policia ka zbuluar momentin kur zbuloi ‘dyqanin e supermakinave’ të një bande kriminale, ku makinave të vjedhura u hiqen pjesët.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Njësia e Inteligjencës së Automjeteve të Vjedhura të Policisë së Essex-it gjeti makina në vlerë rreth 1 milion funte (rreth 1.2 milion euro) – makina luksoze të vjedhura.

Oficeri i specializuar Paul Gerrish tha: “Puna jonë i kushtohet goditjes së bandave të organizuara kriminale dhe ne sigurohemi që hajdutët e makinave të mos jenë kurrë rehat në Essex”.

“Puna jonë shtrihet përtej kthimit të makinave të vjedhura individuale dhe përfshin rrjetin më të gjerë të kriminalitetit pas çdo vjedhjeje”.

Në muajt e fundit ata thuhet se kanë gjetur dhe rikthyer te pronarët një sërë Ferrari dhe Aston Martin.

Ndërkohë një Rolls Royce Cullinan i gjetur gjatë operacioneve të fundit kishte vlerë vetëm më shumë se 360,000 £ (rreth 400 mijë euro).

Edhe pse ekipi ka vetëm tre oficerë – çiftin Hannah Gerrish dhe PC Paul Gerrish, dhe PC Phil Pentelow – njësia ka rikthyer tashmë 12 milionë funte (rreth 14 milionë euro) vlerë të makinave të vjedhura këtë vit. /Telegrafi/