Cristiano Ronaldo bleu banesën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Lisbonë, pasi pagoi gjashtë milionë funte (6.6 milionë euro) për pronën që përfshin një palestër dhe pishinë shtëpie.
‘Penthouse’-i verbues është gjendet pranë Parkut Eduardo VII, afër lagjes, ku Ronaldo kaloi disa nga fillimet e tij të vështira, shkruan The Sun.
Mediat lokale raportojnë se ylli i Juventusit mori banesën në kryeqytetin Portugez në korrik të vitit 2018, por lajmet për blerjen e ‘penthouse’-it janë bërë të ditura tek së fundmi.
Futbollist portugez thuhet se ka blerë këtë banesë në hapësirë 3,100 metra katrorë në zonën Avenida de Liberdade të qytetit.
‘Penthouse’-i përfshin: një banjë, një pishinë, një palestër, si dhe tre dhoma gjumi të mëdha.
Kjo blerje e tij vjen pasi ai së fundmi ia shiti një rezidencë për dy milionë funte ish-shokut të tij të skuadrës së Real Madridit, Pepe, që ndodhet në zonën Geres në Portugalinë Veriore.
Ronaldo e kishte në pronësi këtë rezidencë për dhjetë vjet dhe e kishte blerë atë gjatë kohës sa ishte pjesë e Manchester United.
Ai e përdori pronën në atdheun e tij kur donte të shijonte njëfarë privatësie, megjithatë, vendosi që më pas ta shesë atë.
Ronaldo jeton me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në Torino, pasi vendosi t’i bashkohet skuadrës së Juventuesit.
Dhe një nga fqinjët e tij, e quajtur Elizabeth, e njohur më mirë si Betty, e komplimentoi çiftin për mënyrën se si ata jetojnë jetën e tyre.
Ajo tha: “Shumë heshtje, asnjë palë. Unë kurrë nuk kam parë vetura të kalojnë në rrugën tonë private”.
“Unë shpesh e shoh atë në timonin e një Rolls-Royce. Ne e shohim atë të kalojë çdo ditë, me xhama të zinj. Por në garazhin e shtëpisë së tij ai gjithashtu ka vetura sportive, si një Lotus”, thotë fqinja e tyre.
“Ai ka një pishinë të bukur dhe një kopsht të vogël. Kujdeset mirë për lulet shumëngjyrëshe”, shtoi më tej Betty.
“Unë shoh që Cristiano Junior shpesh endet me ‘skateboard’-in e tij, lart e poshtë rrugës që të çon në shtëpitë tona, gjithmonë me truprojat nga mbrapa”, ka treguar më tej fqinja e familjes Ronaldo. /Telegrafi/