Rezidenca në të cilën u mbajt dhe iu vodhën stolitë Kim Kardashianit, është aq luksoze saqë qiraja arrin deri në 25.000 euro në javë.
Pesë meshkuj të armatosur, dy prej të cilëve të maskuar si policë (që besohet të jenë serbë), hynë në rezidencën e 35-vjeçares në l’Hotel de Pourtales në Paris dhe i vodhën stoli në vlerë prej 11 milionë dollarë (9.86 milionë euro).
Suitat e këtij hoteli janë bërë të popullarizuara, pasi që aty qëndrojnë personalitet e njohura të të gjitha fushave, natyrisht që ata janë të pasur.
Aty ka qëndruar edhe Zlatan Ibrahimovic me familjen e tij, në muajt e parë të shkuarjes së tij në Paris, ndërsa asokohe ka paguar 27.000 euro në muaj.
Leonardo DiCaprio, Madonna e Prince, janë disa prej klientëve VIP që kanë qëndruar në këtë hotel, i cili së fundmi është në qendër të vëmendjes së mediave, pas grabitjes që i ndodhi të famshmes Kim Kardashian.
Më poshtë mund të shihni se si duket rezidenca në të cilën ka qëndruar ylli amerikan. /Telegrafi/