Site icon Telegrafi

Brenda rezidencës luksoze ku Rita Ora po qëndron në Australi – paguan 30 mijë dollarë në javë për të

Rita Ora besohet të jetë duke qëndruar në një rezidencë me pesë dhoma gjumi në periferinë e Mosmanit në Sydney ndërsa ndodhet atje për spektaklin “The Voice Australia”, ku është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, po paguan rreth 30,000 dollarë (24,880 euro) në javë për të qëndruar në shtëpinë trekatëshe pranë detit, e njohur nga të famshëm që e vizitojnë nga jashtë.

Prona krenohet me pamje panoramike të portit, dritare prej qelqi nga dyshemeja në tavan, një lëndinë bregdetare dhe një pishinë private, shkruan DailyMail.

Rezidenca ekskluzive është një nga 21 shtëpitë përgjatë bregdetit midis Balmoral dhe Chinamans Beach.

Lexo po ashtu Rita Ora me performancë të mrekullueshme nga 'Sydney Opera House', magjeps me dukjen dhe zërin e saj

Ekranet ‘Paparazzi proof’ ishin vendosur rreth rezidencës një javë para mbërritjes së këngëtares, raporton Mosman Collective.

Rita zbarkoi në Australi në fillim të shkurtit, përpara xhirimeve për sezonin e ri “The Voice Australia”.

Javën e kaluar, interpretuesja e hitit “Hot Right Now” zbuloi se sa e lumtur ishte që u bashkua me jurinë e spektaklit të talenteve.

Anëtarët e tjerë të jurisë janë: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

“Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e The Voice këtë vit”, i tha Rita The Daily Telegraph.

“Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës këtu”, deklaroi Rita.

“Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar me të cilët kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoj”, shtoi ajo.

Rita do të interpretojë gjithashtu në paradën e komunitetit LGBTI në Sydney. /Telegrafi/

Exit mobile version