Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë vendosur që të shesin rezidencën e tyre në New York.
Vlera e saj do të jetë prej 5.9 milionë dollarë, pasi është në një vend shumë të zhurmshëm, shkruan Mirror.
Çifti i njohur, që në korrik sollën në jetë vajzën e tyre, kanë qenë duke jetuar në një shtëpi të vogël në bregdet.
Fillimisht çmimi për një objekt të tillë luksoz mbante vlerën prej 6.9 milionë dollarë, ndërsa tani ka ardhur duke rënë.
Shtëpia e madhe ka gjithsej gjashtë dhoma, ndërsa ajo çka e bën të veçantë është se ka ashensor privat.
Secili cep, përfshirë edhe kuzhinën kanë një enterier të mrekullueshëm, me dekore të shtrenjta dhe të bukura.
Sipas TMZ, njëra nga arsyet kryesore e shitjes së kësaj rezidence është se dyshja nuk janë duke e përdorur edhe aq shumë. /Telegrafi/