Site icon Telegrafi

Brenda repartit luksoz të lindjes, ku Meghan shpenzoi 23 mijë euro

Foshnja e shumëpritur në Britani të Madhe, fëmija i princit Harry dhe Meghan Markle ka ardhur në jetë.

Fëmija më i ri mbreteror hyri në botë në 5:26 të mëngjesit të të hënës, ndërsa edhe nëna edhe foshnja janë mirë.h

Meghan Markle kishte shpresuar të kishte një lindje natyrore në shtëpi, por ëndrra e saj u thye, pasi duhej të dërgohej në spitalin Portland në Londër nga ekipi i saj i sigurisë për të lindur.

Çifti zgjodhi një vend shumë luksoz për të mirëpritur fëmijën e parë.

Pra, Meghan ka zgjedhur një vend të shtrenjtë për të lindur që shërbejnë shampanjë dhe karavidhe dhe që kushton 20.000 funte (23.350 euro)

Spitali luksoz njihet për pacientë që janë të famshëm, ku i kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre yjet, si Liz Hurley, Jools Oliver dhe Dukesha e Jorkut. /Telegrafi/

(FOTO:BBC)

 

(FOTO: The Portland Hospital)
(FOTO: BBC)
Exit mobile version