Site icon Telegrafi

Brenda qytetit të braktisur gati 70 vjet më parë – ju mund ta vizitoni, por duhet pasur kujdes nga fantazmat dhe mallkimet e tij

Ish-qyteti i minierave të arit në Bodie ka qenë i shkretë për gati 70 vjet, por duke u endur nëpër rrugët boshe ju do të faleshit nëse do të mendonit se banorët sapo janë larguar.

Kjo për shkak se i gjithë qyteti është ruajtur për të qëndruar tamam siç ishte kur u largua i fundit nga banorët e tij, dhe kjo e bën një ambient mjaft të lezetshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nuk është çudi që Bodie është konsideruar si një nga qytetet fantazmë të Kalifornisë – dhe jo vetëm sepse është i braktisur.

Arsyeja është se ka pasur raporte për fantazma, duke përfshirë fantazmën e një gruaje duke thurur në njërën prej shtëpive, tinguj të fëmijëve që luanin nëpër rrugë dhe madje tinguj ogurzi nga miniera e braktisur aty pranë.

Në kohën e tij më të mirë, qyteti i lulëzuar kishte mbi 10,000 njerëz që banonin atje, ndërsa krenoheshin edhe për një rrugicë bowlingu, sallat e vallëzimit, sallat e lojërave të fatit, dyqane, hotele, kisha dhe restorante.

Megjithatë ai mbajti një reputacion famëkeq të të qenurit një qendër rreziku, dhe u konsiderua si një nga qytetet më të egra të minierave në Perëndim.

Banorët e fundit thuhet se u larguan mbi 65 vjet më parë, por në vitin 1962 qyteti u bë Parku Historik i Shtetit Bodie dhe u vlerësua në një gjendje, ku asgjë nuk është riparuar.

Ende ka pothuajse 200 struktura që qëndrojnë “në këmbë”, dhe vizitorët mund të enden nëpër rrugët e shkreta ose të eksplorojnë ndërtesa të tilla si kisha, shtëpi dhe disa ndërtesa të tjera publike.

Madje, shtëpitë kanë ende mobiljet e tyre, imazhet në mure dhe enët e shtruara.

Asgjë nuk mund të merret ose hiqet nga parku pasi është i mbrojtur – por thyerja e rregullave nuk është arsyeja e vetme që nuk duhet të marrësh objekte.

Legjenda thotë se çdo vizitor që merr ndonjë gjë nga qyteti fantazmë – qoftë edhe një shkëmb – do të bëhet i mallkuar dhe do të përballet me shumë fatkeqësi.

Në fakt, ka pasur raste kur njerëzit kanë vjedhur sende nga aty dhe më pas i kanë dërguar përsëri tek zyrtarët e parkut shtetëror, duke lypur që sendet të kthehen pasi ato i kanë sjellë pronarit të ri asgjë tjetër përveç një fat të keq.

Dëshironi ta vizitoni?

Parku Historik i Shtetit Bodie është i hapur çdo ditë, edhe pse orët ndryshojnë në varësi të sezonit (në dimër është i arritshëm vetëm nga automjetet e fuqishme).

Lini disa orë për të eksploruar qytetin – dhe ia vlen të zgjidhni një turne (falas) të udhëhequr për të mësuar gjithçka rreth historisë së pasur.

Muzeu i parkut është gjithashtu një burim i dobishëm për të mësuar në lidhje me qytetin dhe gjërat kryesore që nuk duhen humbur ndërsa jeni aty.

Ekziston një tarifë hyrjeje – 7 dollarë për të rritur 17 vjeç ose më të vjetër dhe 5 dollarë për fëmijë 16 vjeç dhe më të ri. Mund të mësoni më shumë në faqen e internetit Visit Mammoth.

Aeroporti më i afërt është Aeroporti Mammoth Yosemite. /Telegrafi/

Exit mobile version