Site icon Telegrafi

Brenda qytetit me shumë ngjyra ku shtëpitë duken si ndërtesa nga Legot

Një qytet ukrainas duket sikur është bërë nga Lego, me shtëpi dhe ndërtesa shumëngjyrëshe.

Comfort Town, një periferi në Kiev, u përfundua në vitin 2019 dhe është një kontrast i fortë me ndërtesat e tjera hiri, sovjetike që e rrethojnë.

Ndërtesat janë të lyera në të verdhë të ndezur, gjelbër, portokalli dhe rozë, e cila përfshin muret dhe çatitë e jashtme.

Shumë i kanë krahasuar ato me ndërtesa Lego, ose si shtëpi dhe hotele në lojën Monopoly.

Projektuesit Dmytro Vasyliev, Aleksandr Popov dhe Olga Alfiorova ishin pas projektit, sipas Architecture Digest, dhe iu deshën 11 vjet për ta përfunduar atë me një buxhet të rreptë, shkruan The Sun.

Ideja ishte të tërhiqte njerëzit që të dëshironin të lëviznin në zonë, duke e transformuar zonën e banimit – e cila mbulon 115 hektarë, rreth 1.5 herë më e madhe se Disneyland – në diçka më të bukur.

Vasyliev i tha LA Times: “I vetmi instrument me të cilin duhej të punonim ishte ngjyra. Ne kemi përdorur materialet më të thjeshta, teknikat më të thjeshta. Ne vërtet kishim vetëm ngjyrën dhe linjat e horizontit”.

Brenda periferisë shumëngjyrëshe ka kafene, dyqane dhe zyra, si dhe një objekt i madh sportiv në natyrë dhe 8,500 banesa.

Tani, më shumë se 20 mijë njerëz jetojnë në Comfort Town. /Telegrafi/

Exit mobile version